Site icon Telegrafi

Rekordi i qind për qindtë i Bayernit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2019/2020

Festa e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve (Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Bayern Munich është kurorëzuar kampion i Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020, pas triumfit prej 1-0 në finalen e Lisbonës kundër Paris Saint-Germainit.

Ky është trofeu i gjashtë i bavarezëve në garën më të madhe evropiane për klube duke u barazuar kështu me Liverpoolin, ndërsa para tyre ndodhen vetëm Milani (7) dhe Real Madridi (13).

Mirëpo, asnjëherë në historinë e gjatë të kësaj gare nuk ka ndodhur që një skuadër ta kalojë gjithë sezonin duke i fituar të gjitha ndeshjet.

(Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Të zgjedhurit e Hansi Flick i kanë zhvilluar 11 ndeshje në edicionin 2019/2020 në Ligën e Kampionëve dhe i kanë fituar të gjitha.

Lexo po ashtu Bayern Munich triumfon në Ligën e Kampionëve, për PSG-në mbetet një rrugëtim i bukur

Rrugëtimi që njihte vetëm fitore filloi në shtator të vitit 2019 me një triumf prej 3-0 ndaj Crvena Zvezdas dhe deri në fund, Bayerni shënoi 43 gola. Vetëm Barcelona ka shënuar më shumë gola brenda një sezoni na garën më të madhe evropiane për klube.

Në edicionin 1999/2000, katalunasit kishin realizuar 45 gola (por kishin zhvilluar 16 ndeshje, ndërsa bavarezët vetëm 11). /Telegrafi/

(Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)
Exit mobile version