Kylian Mbappe i ka pushtuar ballinat e të gjitha mediave ndërkombëtare me het-trikun e shënuar mbrëmë ndaj Club Burgges.
Sulmuesi francez ishte në bankën rezervë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë me t’u inkuadruar shënoi tre gola më të shpejtë në histori të garës më të madhe për klube në Evropë.
Me het-trikun e realizuar, francezi u bë po ashtu futbollisti më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që arrin të shënojë 15 gola. Këtë shifër ai e arriti me 20 vjet e 306 ditë.
Ky rekord mbahej nga Lionel Messi që 15 gola i kishte shënuar me 21 vjet e 288 ditë.
Por, ta shikojmë listën e lojtarëve që kanë lënë gjurmë në futboll se sa gola i kanë shënuar në moshën e Mbappes në Ligën e Kampionëve:
Kylian Mbappe – 15 gola
Karim Benzema – dhjetë gola
Raul – tetë gola
Lionel Messi – tetë gola
Thierry Henry – shtatë gola
Wayne Rooney – tri gola
Andriy Shevchenko – një gol
Cristiano Ronaldo – asnjë gol
Ronaldo Nazario – asnjë gol
Zlatan Ibrahimovic – asnjë gol
Robert Lewandowski – asnjë gol
Ruud van Nistelrooy – asnjë gol
Filippo Inzaghi – asnjë gol. /Telegrafi/