Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë të Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Crystal Palace që në fakt ishte edhe goli i fitores në atë përballje.
Suedezi tash numëron 14 gola në 24 ndeshje të zhvilluara me Djajtë e Kuq qëkur kaloi në Old Trafford.
Për më shumë, ai tash numëron 406 gola në 701 ndeshje në karrierën e tij në nivel klubesh dhe nuk e ka në plan të ndalet.
Një rekord absolutisht brilant. Të mos harrojmë se, Ibra është 35 vjeçar.
Kujtojmë që Zlatan nënshkroi për Unitedin në fillim të sezonit si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/