Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar të dhënat më të fundit rreth gjendjes me pandeminë.
Gjatë 24 orëve të fundit, 5,613 njerëz janë raportuar se janë infektuar në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë vdekur 27 persona, raporton b92.
Tani ndodhen 5,317 persona në spitalet gjersa 182 po trajtohen me aparate për frymëmarrje.
Që nga rasti i parë në Serbi, i cili u regjistrua më 6 mars, një total prej 97,988 rastesh janë regjistruar, dhe 1,081 njerëz kanë vdekur si rezultat i coronavirusit. /Telegrafi/