Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan gati 402 mijë njerëz të infektuar, që është një rekord i ri i epidemisë së zezë.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 3.523 njerëz vdiqën shkaku i coronavirusit, raporton reuters.
Që nga shkurti i këtij viti, mbi 7.7 milionë raste të reja janë konfirmuar gjatë valës së dytë të pandemisë në Indi dhe gjatë valës së parë.
Theksojmë se një numër kaq i madh i pacientëve janë regjistruar për një periudhë prej 6 mujore.
Ndryshe, shtetet e ndryshme kanë nisur ndihmat e tyre për ta ndihmuar shtetin aziatik, i cili ka humbur kontrollin mbi pandeminë. /Telegrafi/