Autoritetet shëndetësore kanë raportuar numër rekord të të vdekurve gjatë ditës së sotme.
Në 24 orët e fundit, 6.179 raste të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur se 65 persona nuk kanë arritur t’i mbijetojnë coronavirusit, raporton b92.
Sipas të dhënave të fundit, 7,256 njerëz janë hospitalizuar gjersa 252 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Që nga fillimi i epidemisë, 169,214 raste janë regjistruar në shtetin serb
Ndryshe, theksojmë se deri më tani 1.549 kanë vdekur si pasojë e infektimit me virus. /Telegrafi/