Rezultate surprizë kemi parë, por ky në Bundesliga duket se i vendos kapak totalisht dhe të ngjan me një ndeshje të një kategorie të ulët.
Motivi lidhet me faktin se Freiburg, një skuadër e mirë, sigurisht, që ka shënuar 6 gola në 38 minuta minuta ndaj Borussia Monchengladbach, në fushën e këtyre të fundit…
Nga minuta e 2-të deri në të 38′, Eggestein, Schade, Lienhart, Lucas Hofler, Schlotterbeck, Nicolas Hofler.
#BMGSCF 0:5 (25.)
HÖLER!!! 🔥 pic.twitter.com/9AQZd3Sctp— SC Freiburg (@scfreiburg) December 5, 2021
SC Freiburg është bërë skuadra e parë mysafire në historinë e Bundesliga që shënon pesë gola në 25 minutat e para.
Para kësaj, vetëm Gladbach e kishte arritur këtë në shtëpi kundër Braunschweig në tetor të vitit 1984.
Natyrisht se një rezultat i tillë do të hyjë në histori të Bundesligës, duke regjistruar kështu një statistikë edhe më befasuese. /Telegrafi/
#BMGSCF 0:6 (36.)
Und dann fällt Nummer 6… pic.twitter.com/t6WOgDWzDJ— SC Freiburg (@scfreiburg) December 5, 2021