Në 24 orët e fundit, 621 raste të reja të infeksionit me coronavirus u regjistruan në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë.
Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë po të njëjtës ditë, ndërruan jetë tetë të tjerë.
Këto rezultate pozitive me coronavirus thuhet se kanë dalë pas testimit të 2,475 njerëzve.
Siç bëhet e ditur më tej, rastet e reja janë regjistruar thuajse në të gjitha kantonet në Federatën e BeH, përveç Posavinës.
Ndryshe, një total prej 178,964 mostrash janë testuar deri më tani, dhe me pozitivë me virus janë konfirmuar në 21,345 individë. /Telegrafi/