Site icon Telegrafi

Rekord ditor të të infektuarve me coronavirus në Serbi

Autoritetet shëndetësore serbe kanë zbardhur raportin më të ri sa i përket gjendjes së pandemisë.

Sipas informacionit të fundit, 512 raste të reja janë regjistruar me coronavirus, raporton b92.

Gjithashtu është raportuar se edhe një persona ka ndërruar jetë, i cili ka pas edhe sëmundje të tjera.

Të paktën 490 njerëz u shtruan në spital dhe 27 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Ndryshe, Serbia deri më tani ka regjistruar 781 vdekje gjersa janë infektuar 37,210 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version