Në 24 orët e fundit, 4,994 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në Serbi.
Autoritet shëndetësore serbe kanë raportuar se 24 pacientë kanë ndërruar jetë.
Aktualisht ka 179 pacientë po trajtohen me aparatet për frymëmarrje, raporton b92.
Që nga rasti i parë në Serbi, i cili u regjistrua më 6 mars, një total prej 92,375 rastesh janë regjistruar dhe 1,054 njerëz kanë vdekur si rezultat i COVID-19.
Ndryshe, ekipet e ambulancës së Beogradit kishin dyfishin e ngarkesës së punës natën e kaluar për shkak të numrit në rritje të njerëzve të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/