Telegrafi

Rekord ditor në Bosnjë-Hercegovinë: 569 të infektuar me coronavirus dhe 12 të vdekur

Autoritetet shëndetësore të Bosnje-Hercegovinës kanë publikuar të dhënat më të fundit rreth pandemisë.

Në 24 orët e fundit, 569 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë regjistruar në shtetin boshnjak, raporton klix.ba.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 12 pacientë nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë.

Theksojmë dhjetë prej të infektuarve që kanë vdekur janë nga federata e Bosnjës gjersa dy të tjerët vijnë nga Republika Serbe.

Ndryshe, Bosnja deri më tani ka regjistruar 31655 raste me coronavirus gjersa 958 persona kanë vdekur. /Telegrafi/