Site icon Telegrafi

Rekord ditor – India regjistron mbi 115 mijë raste të reja me coronavirus

India të mërkurën raportoi një rekord prej 115,736 infeksionesh të reja me coronavirus, duke e çuar totalin në më shumë se 12.8 milionë, treguan të dhënat nga ministria e shëndetësisë.

Numri i të vdekurve në vendin e tretë më të goditur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit arriti në 166,177, duke përfshirë 630 viktima të reja, më së shumti në katër ditë.

Të hënën, India raportoi më shumë se 100 mijë raste për herë të parë që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar. Gati 97 mijë raste u regjistruan të martën, raporton aljazeera.

Me rastet që vazhdojnë të rriten në shumë pjesë të vendit, autoritetet kanë njoftuar kufizime të rrepta për të frenuar përhapjen e virusit.

Qeveria rajonale e Delhit tha se “rritja e papritur e rasteve me COVID-19” dhe “shkalla e lartë e pozitivitetit” do të thoshte se ishte e nevojshme një shtetrrethim natën. /Telegrafi/

Exit mobile version