Site icon Telegrafi

Rekord botëror: Shitet bolidi që i solli katër tituj Michael Schumacherit (Foto)

Bolidi i Michael Schumacherit i vitit 2001 është shitur për një shumë rekord.

Vetura me të cilën kishte triumfuar në çmimin e madh të Monacos, është shitur për 7.5 milionë dollarë në një ankand në New York.

Michael Schumacher në vitin 2001 në çmimin e madh të Monacos

Në këtë formë, bolidi është bërë vetura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand e e Formula 1.

Vetura që i solli gjermanit katër tituj të kampionit botëror u shit në ankandin e Artit Bashkëkohor të “Sotheby” në Manhatan.

Theksojmë se një pjesë e të ardhurave nga shitja e veturës do t’i dhurohen fondacionit “Keep Fighting” të Michael Schumacher.

Timoni i Ferrarit

Ndryshe, piloti gjerman ka kohë që gjendet në shërim pas një aksidenti të tmerrshëm që përjetoi gjatë skijimit në alpet franceze.

Schumi kujtojmë se është piloti më i suksesshëm i Formula 1 duke fituar shtatë tituj të kampionit të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version