Site icon Telegrafi

Rekomandohet që shtatzënia të kalohet në fshat

Shkencëtarët nga Universiteti Massey i Zelandës së Re besojnë se ekspozimi i shtatzënës ndaj kafshëve dhe baktereve në ambientin e fshatit, ndikon në përmirësimin e sistemit imun të fetusit.

Në studim kanë marrë pjesë 1.300 fëmijë nënat e të cilëve e kishin kaluar kohën e shtatzënisë në fshat, ndërsa rezultatet kanë treguar se këto fëmijë kanë qenë më pak të prirë për t’u sëmurë nga astma, ekzemat dhe alergjia.

Exit mobile version