Telegrafi

Reina: Kalova te Milani, pasi më thanë se do ta shisnin Donnarumman

Pepe Reina ishte transferua te Milani në verën e 2018-ës me parametra zero, pasi nuk deshi të rinovojë kontratën me Napolin.

Edhe pse te Napoli ishte titullar i padiskutueshëm, te Milani erdhi si rezervë e Giggi Donnarummas.

Megjithatë disa ditë më parë portieri spanjoll kaloi në Ligën Premier te Aston Villa, ndërsa zbuloi edhe arsyet që e la Napolin për tu bashkuar me Milanin.

Pepe Reina (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

“Unë pranova Milanin, pasi Mirabelli dhe Fassone më thanë se Donnarumma do të largohej në verë dhe se do të isha portieri i parë, megjithatë gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve dhe u detyrova të pranoj në heshtje gjithë sa ndodhi”.

“U mundova të kontribuoj sadopak në rritjen e Giggios dhe të jem i gatshëm sa herë të më kërkohej, deri sa erdhi kjo mundësi. Milani është një klub i madh dhe shumë shpejt duhet ta rimarrë veten”, ka thënë Reina. /Telegrafi/