Portieri i Napolit, Pepe Reina ka paralajmëruar Real Madridin se asgjë nuk ka përfunduar dhe nuk do ta kenë të lehtë në ndeshjen e dytë në Stadio San Paolo.
Napoli ka humbur ndeshjen e parë ndaj Real Madridit me rezultat 3-1, por sipas portierit spanjoll ende nuk ka përfunduar asgjë dhe ‘Mbretërit’ do të kenë punë të madhe në ndeshjen e kthimit.
“Ne u përballem me një skuadër të madhe si Real Madrid dhe i përgëzoj ata, por mund t’ju them se nuk ka mbaruar ende”, iu ka thënë Reina gazetarëve në Bernabeu.
“Ata nuk do të gjejnë atmosferë të lehtë për t’u marrë me ne në ndeshjen e kthimit”, përcjell Telegrafi.
“Maradona na inkurajoi dhe na tha për të luajtur për tifozët tanë”, përfundoi portieri spanjoll. /Telegrafi/