Nga: Roger Waters (kënga “Comfortably numb” nga albumi “The Wall”, Pink Floyd, 1979)
Përktheu: Besnik Hamiti
Hej,
A është dikush aty brenda?
Vetëm tund kokën nëse më dëgjon
A është kush në shtëpi?
Eja tash
Mora vesh që po ndihesh keq
Mund dhimbjen të ta lehtësoj
Në këmbë prapë të të çoj
Qetësohu
Së pari më duhen ca informata
Vetëm të dhënat bazë
Mund t’më tregosh ku po të dhemb?
S’ka më dhimbje, ti po largohesh
Si tymi i një anijeje larg në horizont
Ti po dëgjohesh vetëm valë-valë
Buzët po të lëvizin por unë s’po dëgjoj çfarë po thua
Kur kam qenë fëmijë kamë pasë zjarrmi
Duart më dukeshin si dy balona
Tash prapë kam atë ndjesí
S’mund ta shpjegoj, s’do ta kuptoje
Ky nuk jam unë
Jam bërë rehatshëm i mpirë
Jam bërë rehatshëm i mpirë
OK
Vetëm një shpim i vogël
S’do të ketë më aaaaaaaah!
Mund të ndiesh një mundim
A mund të çohesh në këmbë?
Besoj që po funksionon, mirë
Kjo do të zgjasë sa ta kryesh shoun
Eja, është koha të nisesh.
S’ka më dhimbje, ti po largohesh
Si tymi i një anijeje larg në horizont
Ti po dëgjohesh vetëm valë-valë
Buzët po të lëvizin por unë s’po dëgjoj çfarë po thua
Kur kam qenë fëmijë
Me cep të syrit
M’u duk se pashë diçka
Ktheva kokën por s’pashë gjë
Tash këtë s’mund ta vërtetoj
Fëmija është rritur
Ëndrra ka ikur
Jam bërë rehatshëm i mpirë