Telegrafi

Regragui pas humbjes: Duhet të bënim më shumë, urime Kroacisë fitoren

Marokun nuk mundi të marr medalje në Katar 2022, pasi e mbylli me humbjen ndaj Kroacisë në luftën për vendin e tretë.

Megjithatë, marokenët u bënë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinalet e një Kupe Bote dhe e bëri këtë në mënyrë mbresëlënëse – me fitore kundër gjigantëve si Belgjika, Spanja dhe Portugalia.

Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, e uroi Kroacinë për fitimin e medaljes së bronztë pas ndeshjes.

“Jam i zhgënjyer me humbjen e dytë radhazi, bëmë gjithçka që mundëm, por jam i lumtur që arritëm në vendin e katërt. Fizikisht ishte e vështirë, lojtarët kishin pak kohë për t’u rikuperuar”.

“Ne donim të sillnim më shumë gëzim. Do të mësojmë nga ky Botëror dhe do të punojmë për t’u rikthyer edhe më të fortë”.

“Kroatët kanë më shumë përvojë dhe fituan me meritë, i përgëzoj për këtë. Ne përfunduam në mesin e katër skuadrave më të mira në botë dhe arritëm ta thyenim atë seri evropiane në Kupën e Botës, por mësuam se ndaj Francës dhe Kroacisë duhet të bëni më shumë për të arritur diçka më të madhe”, ka thënë , Regragui pas ndeshjes./Telegrafi/