Site icon Telegrafi

Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Mbreti bën ushtrime ushtarake me veshje të shkurtra çdo mëngjes

Princi Harry ishte i pari që zbuloi se babai i tij, Mbreti Charles III, ushtron çdo ditë dhe nuk lejon askënd të hyjë në dhomën ku ai ushtron, sepse ai gjithmonë ushtrohet vetëm me veshje të shkurtra.

Rutina e përditshme e stërvitjes së Mbretit Charles thuhet se përfshin qëndrimin në kokë për ta ndihmuar atë të përballet me dhimbjet e shpinës.

Regjimi 12-minutësh i Mbretit, i zbuluar për herë të parë nga djali i tij Princi Harry në kujtimet e tij “Spare”, thuhet se fillon me pompa, sipas “Inside Windsor Castle”, përcjell Telegrafi.

Sekretari Xand Van Tulleken shtoi, megjithatë, se nëna e tij, mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, më lehtë e niste mëngjesin e saj. Para disa ditësh, mbretit iu dha leja nga mjekët për t’u rikthyer në detyrat publike pasi u diagnostikua me kancer.

Zyrtarët theksuan se trajtimi i kancerit të Madhërisë së Tij është ende në vazhdim, duke thënë: “Programi i trajtimit të Madhërisë së Tij do të vazhdojë, por mjekët janë mjaftueshëm të kënaqur me përparimin e bërë deri më tani, sa që Mbreti tani është në gjendje të rifillojë një sërë detyrash publike. Angazhimet e ardhshme do të jenë rregulluar aty ku është e nevojshme për të minimizuar çdo rrezik për rimëkëmbjen e vazhdueshme të Madhërisë së Tij”.

Përveç njohurive për rutinën e tij të stërvitjes, zakonet e tij të të ngrënit – duke anashkaluar drekën dhe darkën vonë – janë të njohura prej kohësh.

Ish-sekretari i tij i shtypit, Julian Payne, tha për The Times: “Mbreti nuk ha drekë; kështu që mësimi i parë që mësova kur isha në rrugë me të ishte të haja një mëngjes të bollshëm ose të merrja disa ushqime me vete për të vazhduar përpara”.

Dita e punës është mjaft e pamëshirshme. Duke filluar me titujt e lajmeve të radios dhe një mëngjes me sallatë frutash të stinës dhe fara me çaj.

Sipas miqve të tij dhe ish-stafit, mbreti bën pushim çdo ditë në orën 13:00, jo për të ngrënë, por për të shtrirë këmbët jashtë për një shëtitje dhe pak ajër të pastër. Mbreti ndërmerr gjithashtu një regjim rigoroz të ushtrimeve të përditshme, frymëzuar nga Forcat Ajrore Mbretërore Kanadeze.

Fillimisht ishte projektuar për të mbajtur pilotët në formë të mirë, pavarësisht se ku ndodhen, pasi rutina e ushtrimeve nuk kërkon pajisje.

Rutina ushtarake përbëhet nga pesë ushtrime, siç sugjeron edhe emri, të cilat përfshijnë shtrirje për të prekur gishtat e këmbëve, ulje-ngritje, shtytje dhe vrapim me kërcime, transmeton “Daily Mail”. /Telegrafi/

Exit mobile version