Pikërisht për këtë arsye meshkujt ngatërrojnë nocionet, andaj dinë të thonë që femrat përdorin lojëra.
Sa më e komplikuar aq më e ëmbël, ndërkaq mashkulli i cili vendos që t’i përkushtohet femrës së tillë krijon hapësirë për dashuri të sinqertë dhe asaj i dëshmon që është partner i mirë për shtigje të gjata.
Shumica e femrave gabimisht konsiderohen që për shkak të komplikueshmërisë së tyre janë refuzuese dhe të vështira për meshkujt, që ata nuk munden me to t’ia dalin mbanë dhe që vështirë do të gjejnë partnerin e jetës.
Megjithatë, femrat janë të komplikuara me arsye, transmeton Telegrafi.
Komplikueshmëria e tyre është për të dalluar meshkujt në ata të cilët i dëshirojnë vetëm për kohë të shkurtër dhe në ata “të vërtetët” të cilët vërtet do t’i duan dhe vlerësojnë.
Meshkujt të cilët duan lidhje të gjatë do të përpiqen edhe t’i dëshmojnë asaj që dëshirojnë të qëndrojnë me të, që e dashurojnë dhe e vlerësojnë.
Ata do të qëndrojnë bashkë me femrën në të gjitha situatat kur të jenë të “komplikuara” duke u përpjekur që t’i tregojnë qëllimet e tyre të mira.
Pikërisht për këtë arsye edhe meshkujt ngatërrojnë nocionet, andaj dinë të thonë që femrat përdorin lojëra. Megjithatë, ato nuk janë të vetëdijshme për këtë gjë.
Ato kështu testojnë meshkujt dhe duke përdorur “komplikueshmërinë” e vet, mësojnë më shumë për karakterin dhe qëllimet e mashkullit, andaj a ia vlen vërtet të fillohet marrëdhënie afatgjate dhe serioze me të. /Telegrafi/