Sulmuesi i Sevillas, Wissam Ben Yedder nuk ka asnjë keqardhje mbi bashkimin e tij me skuadrën nga Andaluzia, teksa zbuloi se ai hodhi poshtë një transferim te Paris Saint-Germain.
26-vjeçari u transferua te fituesit e Ligës së Evropës në afatin kalimtar të verës nga Toulouse dhe ishte subjekt i shumë spekulimeve, përpara përfundimit të transferimin të tij në jug të Spanjës.
Ben Yedder ka treguar se kjo ishte zgjedhja më e mirë e tij, pasi La Liga është tjetër nivel nga Ligue 1 dhe transferimi i tij te Sevilla është zgjedhje shumë më e mirë se të pranonte transferimin në PSG.
“Spanja është një botë tjetër. Nuk është e njëjtë si Ligue 1. Unë do të të pëlqeja të luaja këtu edhe më përpara”, ka thënë fillimisht Ben Yedder për Telefoot.
“Po, PSG ka bërë një ofertë për mua, por unë kam bërë zgjedhjen time. Nuk kam asnjë keqardhje”, përcjell Telegrafi.
“Është hera e parë që kam luajtur në një garë të madhe si Liga e Kampionëve. Është si një ëndërr që bëhet realitet”, shtoi ai.
“Ne jemi në raundin e 16, kështu që pse duhet të mos shkoj në çerekfinale për herë të parë? Kjo do të ishte diçka historike”, përfundoi sulmuesi francez.
Ben Yedder ka shënuar deri më tani 15 gola në 30 paraqitje për Los Rojiblancos përfshirë tetë në kampionatin spanjoll, La Liga. /Telegrafi/