Pasi që disa ditë më parë një djalosh nga India e dogji për së gjalli një vajzë 20-vjeçare nga Vaishal në Bihar, ajo ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve që ai ia shkaktoi.
Sipas familjarëve të saj, arsyeja e sulmit ishte se ajo refuzoi të martohet me njërin prej të akuzuarve, Satish Raia. Në anën tjetër Katun ishte e fejuar me dikë tjetër dhe priste të martohej.
Gulnaz Katuan ishte djegur për së gjalli gjatë 30 tetorit dhe ishte dërguar me urgjencë në spital në Patna, me mbi 75 për qind të lëkurës së djegur në trup, transmeton Telegrafi.
This happened in Vaishali Bihar .
A girl named #Gulnaz_Khatoon was molested by Satesh Kumar and Chandan Kumar , when she resisted , they burned her alive by pouring karosene . @UN_Women@unwomenindia@womensmarch#गुलनाज_को_न्याय_दो pic.twitter.com/38rQk1mEBw— Saifullah (@___Saifullah) November 18, 2020
Para vdekjes ajo kishte fajësuar Satishin dhe babanë e tij Vinaia si dhe vëllain Chandan. Videoja e rrëfimit të viktimës është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo thotë se Satish e kishte djegur për së gjalli derisa Vinai dhe Chandan e kishin ndihmuar të kryejnë këtë krim.
Ndërkaq e ëma e vajzës ka thënë se Satish e kishte kërcënuar me jetë një ditë para kryerjes së krimit – ku edhe i vuri zjarrin rreth orës 17:30 të 30 tetorit, derisa po shkonte të hudhte në kontejner mbeturinat para shtëpisë.
Protests In Patna After 20 Year-Old Gulnaz Khatoon Was Burned Alive In Vaishali District#JusticeForGulnaz pic.twitter.com/l7OJZkGEVp
— Faizi (@Faizi67202299) November 17, 2020
Siç raporton Times of India, burime brenda policisë në Vaishal bëjnë të ditur se të akuzuarit janë në arrati dhe se janë formuar tri njësi të policisë për t’i kapur.
E nëse të akuzuarit nuk dorëzohen gjatë tri ditëve të ardhshme, policia do t’ua konfiskoj pronat. Ndërkohë, familja e viktimës ka refuzuar të varros trupin e pajetë duke kërkuar që të akuzuarit të arrestohen. /Telegrafi/