Site icon Telegrafi

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Ish-trajneri i Wolvesit, Julen Lopetegui, është tani njëri ndër kandidatët kryesor për të pasuar Thomas Tuchelin si trajner i Bayern Munichut.

Lopetegui ka qenë i papunë që prej largimit nga ‘Molineux’ dhe së fundmi kishte qenë në bisedime të avancuara me Ëest Hamin për të zëvendësuar David Moyes.

Sidoqoftë, ai është ende një objektiv për Bayernin. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, 57-vjeçari nuk është në krye të listës së dëshirave të bavarezëve, por bavarezët kanë pyetur për shërbimet e tij.

Largimi i Tuchelit në fund të sezonit ishte konfirmuar në muajin shkurt, ndërsa këtë sezon ata përfunduan në pozitën e dytë pas Bayer Leverkusenit në elitën e futbollit gjerman.

Interesimi për Lopeteguin ka rrjedhur si pasojë e refuzimit nga ana e Ralf Rangnick i cili e përjashtoi mundësinë për t’u ulur në stolin e bavarezëve, duke vendosur që të vazhdojë si përzgjedhës i Austrisë.

Lexo po ashtu Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Lopetegui merr frenat e një ekipi të madh. Ai kishte drejtuar më herët Spanjën pasi kishte shijuar një periudhë të suksesshme tek Porto, para se të merrte drejtimin e Real Madridit në 2018.

Aventura e tij me madrilenët zgjati vetëm 138 ditë, por pas shkarkimit të tij ai menjëherë u bë me ekip të ri duke u emëruar si trajner i ri i Sevillës.

Megjithatë, vëmendja e Bayernit momentalisht nuk është tek trajneri i cili do ta udhëheq ekipin sezonin e ardhshëm, pasi para vetes kanë një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version