Site icon Telegrafi

Refuzoi t’u kërkonte falje tifozëve për humbjen ndaj Brentfordit, Ronaldo shkëmben disa fjalë me ndihmës trajnerin e Unitedit

Cristiano Ronaldo dyshohet se ka shkëmbyer fjalë acaruese me ndihmës trajnerin e Manchester United, Steve McClaren, pasi refuzoi t’u drejtohej tifozëve pas humbjes 4-0ndaj Brentfordit.

Skuadra angleze pësoi humbje në stadiumin “Brentford Community” dhe pas përfundimit të ndeshjes, një numër lojtarësh shkuan në fund për të kërkuar falje për paraqitjen.

Ronaldo ishte dukshëm i zemëruar dhe u përpoq të largohej pa ndërvepruar me askënd.

Lexo po ashtu Java e dytë, humbja e dytë për Unitedin - por Brentfordi ishte edhe më i ashpër se Brightoni

Samuel Luckhurst i Manchester Evening News pretendon se McClaren i kërkoi Ronaldos të shkonte te tifozët dhe të tregonte respektin e tij.

Në pamjet e postuara në mediat sociale nga James Robson, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të shihet duke shkëmbyer fjalë me dikë jashtë kamerës përpara se të shkojë drejt zhveshtore.

Ronaldo më pas kaloi përpara trajnerit Erik ten Hag pa i shtrënguar dorën.

E ardhmja e 37 – vjeçarit ka qenë një temë e nxehtë gjatë gjithë verës dhe ai dëshiron të largohet për herë të dytë nga Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version