Telegrafi

Refuzoi të largohet kur erdhën në pushtet talebanët, i trokitën në derë dhe e qëlluan me plumb në kokë – vritet ish-deputetja afgane

Persona të armatosur kanë vrarë mbrëmë ish-deputeten afgane, si dhe njërin nga truprojat në shtëpinë e saj në Kabul, ka njoftuar sot policia afgane.

Mursal Nabizdada që ishte anëtare e parlamentit në qeverinë e kaluar që mbështetej nga perëndimi, ka refuzuar të arratiset nga Afganistani kur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

“Persona të panjohur e kanë vrarë mbrëmë. Njëri nga vëllezërit e saj gjithashtu është plagosur në sulm”, tha para gazetarëve zëdhënësi i policisë Kalid Zadran.

Forcat e sigurisë kanë filluar hetimet në tentimin për të gjetur kriminelët dhe t’i vënë para drejtësisë – kështu të paktën pretendon zëdhënësi i policisë.

Mursal Nabizda, 30-vjeçe, nga provinca lindore Nangarhar, ishte zgjedhur si deputetet në Kabul në vitin 2018. Kishte diplomuar në Peshavar në Pakistanin fqinj, dhe më pas ishte rikthyer në vendlindje për të dhënë kontributin.

Thuhet se asaj i trokitën në derë dhe pasi e hapi u qëllua me një plumb në kokë. E refuzimi i saj për t’u larguar nga vendlindja, vetëm sa ia kishte rritur akoma më shumë popullaritetin asaj. /Telegrafi/