Videoja e publikuar më poshtë, shfaq mavijosjet në trupin e një gruaje nga Irani që u torturua nga gardianët për më shumë se 70 herë – pasi refuzoi të respektojë kodin e veshjes në këtë shtet, që kërkon nga gratë të bartin hixhab.
Pamjet janë shpërndarë në X nga gazetarja iraniane dhe aktivistja Masi Alinejad, që tregon gruan e paidentifikuar duke qëndruar në të brendshme dhe i tërë trupi i saj i mavijosur.
Sipas Alinejad, videoja i është dërguar personalisht nga gruaja, e cila i tha se është arrestuar vetëm pse refuzoi të bartë hixhabin, transmeton Telegrafi.
Pas disa muajsh në sallën e gjyqit, gruaja u dënua me 74 goditje me kamxhik që i shkaktoi disa mavijosje.
“Videoja që më është dërguar nga një grua në Teheran, ku shihen shenjat në trup që i janë shkaktuar nga goditjet”, shtoi Alinejad. /Telegrafi/