Policia indiane ka formuar sot një njësi të veçantë të hetuesve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vajzës, të cilës pretendohet se i vuri zjarrin një burrë, i cili i kishte propozuar martesë e ajo kategorikisht e kishte refuzuar.
Grupe të caktuara hinduse kanë bërë thirrje që burri i akuzuar për të cilin policia thotë se ka jetuar në të njëjtin vend ashtu sikurse viktima – në rajonin Dumka në shtetin indian Jarkhand – të dënohet me vdekje, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë indiane, i akuzuari një javë më parë e kishte spërkatur viktimën me kerozinë përmes dritares së shtëpisë së saj – derisa ajo ishte duke fjetur dhe më pas i kishte vënë zjarrin.
Viktima që është identifikuar si Ankita, ka vdekur të dielën në spitalin e qytetit si pasojë e djegie që i mori.
Shumë qytetarët kanë dalë rrugëve për të protestues duke kërcënuar autoritetet se nëse nuk ndërmarrin masa dhe i japin dënimin e merituar maksimal – do të marrin hapa radikal ndaj sulmuesit. /Telegrafi/