Kandidatura e djalit të liderit të përmbysur libian, Muammar Gaddafi, Saif al-Islam, për zgjedhjet presidenciale në Libi është refuzuar.
Zgjedhjet presidenciale të Libisë janë shpallur për më 24 dhjetor dhe një zyrtar libian i paidentifikuar i tha agjencisë së lajmeve Anatolia se Saif al-Islam u eliminua nga gara zgjedhore sepse ishte dënuar në atë vend.
Gaddafi paraqiti kandidaturën më 14 nëntor në zyrën e Komisionit Suprem Zgjedhor të Libisë në qytetin Sebi, raporton jerusalempost.
After a decade in various forms of detention, Saif al-Islam Gaddafi surfaces in Sebha, southern Libya, to submit his candidacy papers for presidential elections scheduled for next month.
This is the first live footage of Saif al-Islam since 2011. pic.twitter.com/vvixRqkPlt
— Mary Fitzgerald (@MaryFitzger) November 14, 2021
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj 49-vjeçarit për krime kundër njerëzimit.
Prokuroria ushtarake libiane lëshoi gjithashtu një urdhër për të me akuzën e vrasjes dhe përdorimit të mercenarëve.
Komisioni i Lartë Zgjedhor i Libisë njoftoi se deri më tani për zgjedhjet presidenciale janë paraqitur 56 kandidatë. /Telegrafi/