Mercedes është ankuar në FIA për parakalimin që bëri Max Verstappen në rrethin e fundit në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, duke e mposhtur Lewis Hamiltonin.
Britaniku ishte duke udhëhequr garën me rreth 11 sekonda përpara belgo-holandezit të Red Bullit, por një përplasje e Nicholas Latifi nxori në pistë një makinë të sigurisë për të shikuar situatën.
Kjo i lejoi Verstappenit të vendoste goma të reja dhe të arrinte Hamiltonin, i cili po vazhdonte me goma të harxhuara deri në fund, gjë që ishte në rregull dhe u pranua nga Mercedes.
Ajo që kampionët në fuqi të botës nuk do të pranonin, megjithatë, ishte se FIA udhëzoi disa, por jo të gjitha makinat për të parakaluar makinën e sigurisë, duke i hapur rrugën Verstappen që të vendosej menjëherë pas Hamiltonit për rifillimin, duke kaluar në fund britanikun dhe duke fituar garën dhe titullin.
Kjo është ajo që po kundërshton Mercedes, me FIA që thotë se po protestojnë “kundër klasifikimit të vendosur në fund të garës”, duke iu referuar neneve 48.8 dhe 48.12 të Rregullores Sportive të FIA-s.
Por, shtëpia e garës më të shpejt në botë e ka refuzuar ankesën e Mercedesit, duke u bërë me dije se nuk kishte asnjë shkelje dhe se Verstappen është kampioni i ri i botës në Formula 1. /Telegrafi/