Ekipi amerikan Evil Geniuses kanë njoftuar nënshkrimin me Ismail “refrezh” Ali.
Refrezh ka gjetur shtëpinë e tij të re, pasi u largua nga ekipi gjerman Sprout në muajin shkurt.
Danezi i bashkohet ekipit të Evil Geniuses që nuk kanë pasur rezultate të mira kohën e fundit, duke u renditur të fundit në turnetë BLAST Premier Spring Groups dhe ESL Pro League 17.
The rumors are true—@refrezhCS is HERE. 😈 #LIVEEVIL pic.twitter.com/GSKU2nXZHO
— Evil Geniuses CS (@EGCSGO) April 11, 2023
Ai tani pritet të zëvendësojë Jadan “HexT” Postma në listën aktive tw Evil Geniuses.
Testi i parë për ekipin e ri të Evil Geniuses do të jetë në turneun IEM Dallas, që do të mbahet nga data 29 maj.
Ky do të jetë formacioni i ri i ekipit amerikan:
Timothy “autimatic” Ta
Vincent “Brehze” Cayonte
Jerric “wiz” Jiang
Sanzhar “neaLaN” Iskhakov
Ismail “refrezh” Ali
/Telegrafi/