Pas fitoren së fushatës ‘Largohu’ me 51.9% të votave, emra të mëdhenj të futbollit britanik si Gary Lineker, Jamie Carragher, Stan Collymore dhe Dietmar Hamann, kanë reaguar ndaj këtij lajmi.
Britania është zgjuar me lajmin se fushata ‘Largohu’ ka fituar referendumin për largim nga BE-ja me 51.9% të votave.
Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut, të gjithë votuan për të qëndruar në Bashkimin Evropian, por pjesë të mëdha të Anglisë rurale dhe të Uellsit kanë zgjedhur të largohen nga BE.
Por, ndërsa vendi vendosi se si të ecë përpara, këtu janë disa figura nga bota e futbollit që kanë reaguar ndaj këtij lajmi, ku sigurisht që kishte mendime pro dhe kundër.
“Mbahuni duke parë fjalë të tilla katastrofike në faqen time – kështu që pse kanë votuar që të fitojë?”, ka shkruar Neville.
“Kjo nuk është një kohë për triumfalizëm. Nuk është një kohë për ndarje. Nuk është një kohë për urrejtje. Është një kohë për ndryshim. Një kohë për qetësim. Një herë në histori”, ka thënë Lineker. /Telegrafi/