Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se do të kryejë punime në rrjet dhe si rezultat do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të kompanisë, punime për sot janë planifikuar vetëm në rajonin e Ferizajt.
Rajoni i Ferizajt
Punime nga palët e treta
Në NS 35/10kV Shtime do të ndërpritet:
Dalja 10kV, drejtimi i Petrovës (41046002) nga ora 11:00 deri 15:30
Vendet: 2 Korriku (një pjesë), Ahmet Shtimja (dhe Sheshi), Imer Devetaku (një pjesë), kompleksi Memorial Reçak, Qesta e Reçakut, Sheshi i UÇK-së (një pjesë), Skënder Salihaj (një pjesë), Mollopolc, Petrovë, Raçak dhe Shtime (një pjesë).
Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10kV sipas zgjidhjes teknike. /Telegrafi/