Turneu zyrtar ‘1v1’ në League of Legends “Redbull Solo Q” është rikthyer për vitin 2022, duke vazhduar kërkimin për duelistin më të mirë në botë pas një sezoni të madh në vitin e kaluar.
Red Bull Solo Q është një seri e turneve një kundër një të League of Legends që fokusohet në lojtarë të vetëm në vend të lojës në ekip.
Turneu do të mbajë kualifikime në më shumë se 20 vende të botës gjatë gjithë vitit, duke filluar më vonë gjatë këtij muaji (mars), fituesit e të cilave do të kalojnë në fazën e “Play-Off”-it që do të shpallë një kampion nga secili vend.
Red Bull Solo Q, the ultimate 1v1 @lolesports tournament, returns for 2022!
Are you ready? To keep updated click here: https://t.co/y1GA8n6vDy
In partnership with @AOC_Gaming pic.twitter.com/p3Fc1v89yR
— Red Bull Gaming (@redbullgaming) March 17, 2022
Kualifikimi ndërkombëtar do të vijojë duke i vendosur kundër njeri-tjetrit kampionët e secilit vend, përpara se të shkojnë në finalen e botës me lojtarët më të fortë, ku do të luftojnë për titullin e kampionit të Redbull Solo Q më vonë këtë vit.
Ende nuk është bërë e ditur shuma e çmimeve që do të ndahet në këtë turne, ndërsa partneri zyrtar monitorues i turneut do të jetë lideri global në monitorët e lojërave AGON nga AOC. /Telegrafi/