Site icon Telegrafi

Red Bulli u desh të garonte më mirë në Austri

Përfaqësues të Mercedesit mendojnë se rivalët e Red Bullit është dashur të bënin një paraqitje më të mirë në garën për Çmimin e Madh të Austrisë dhe se performanca e tyre e dobët në terren vendas ishte gjë e keqe për Formula 1.

Kampioni i katërfishtë botëror, Sebastian Vettel, u desh të tërhiqej nga gara për shkak të problemeve me elektronikën e motorit, ndërsa Daniel Ricciardo zuri vetëm vendin e tetë.

Ndërkaq, dy pilotët e Mercedesit, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton, edhe një herë zunë dy vendet e para, respektivisht.

“Formula 1 ka nevojë për kundërthënie dhe luftë të madhe, mirëpo ne nuk fituam kënaqësi shtesë pas triumfit në Red Bull Ring”.

“Më duhet të them se ajo që ndodhi nuk ishte diçka që pritej të ndodhte në garën tënde (të Red Bullit) shtëpiake, ata merituan një rezultat solid dhe të mirë dhe ajo (që ndodhi) nuk ishte gjë e mirë për Formula 1”, është shprehur shefi ekipor i Mercedesit, Toto Wolff.

Ricciardo është i treti në renditjen e pilotëve (me 83 pikë), kurse Vettel është i pesti (me 60 pikë). /Telegrafi/

Exit mobile version