Skuadra austriake Red Bull Racing ka prezantuar makinën me të cilën do të garojë në sezonin e ardhshëm të Formula 1.
Red Bull është skuadra e dytë që njofton pamjen e makinës për sezonin e ri pas Haas.
Kampioni Max Verstappen dhe Sergio Perez do të drejtojnë një makinë të quajtur RB18.
Ready to send it 🔥 Bringing in a whole new era of #F1 with our fans 🤘 pic.twitter.com/jtpBptQmCJ
— Oracle Red Bull Racing (@redbullracing) February 9, 2022
Ekipi austriak me bazë në Milton Keynes do të përpiqet të ndihmojë Verstappenin të mbrojë titullin botëror.
Ekipi po ashtu shpreson në sukses duke pasur parasysh ndryshimin drastik në rregullat për pamjen dhe dizajnin e makinës.
Introducing the lean, mean, #RB18 🔥 #F1 pic.twitter.com/8RldKjT4cE
— Oracle Red Bull Racing (@redbullracing) February 9, 2022
Sezoni i ri i Formula 1 fillon më 20 mars me një garë për Çmimin e Madh të Bahreinit. /Telegrafi/