Site icon Telegrafi

Red Bull “i jep krahë” Atletico Madridit, do ta sponsorizojë në vitet e ardhshme

Kompania austriake e pijeve energjike, Red Bull u zgjerua në tregun spanjoll të futbollit dhe u bë sponsor i Atletico Madridit.

Red Bull dhe Atletico Madrid kanë nënshkruar një kontratë sponsorizimi deri në verën e vitit 2027.

Kompania, e cila zotëron shumë klube futbolli, ndër të cilat RB Salzburgu, RB Leipzig dhe New York Red Bull janë më të famshmit, do të organizojë evente të ndryshme në stadiumin Riyadh Air Metropolitan dhe tifozët e Atleticos gjithashtu do të mund të blejnë produktet e tyre në ndeshje.

 

Për momentin nuk flitet për një blerje të mundshme të aksioneve të klubit edhe pse nuk përjashtohet as në të ardhmen.

Atletico është në pronësi të Atletico HoldCo (66%) dhe miliarderit izraelit Idan Ofer (33%). /Telegrafi/

Exit mobile version