Të pakta janë gjërat që mund të krahasohen me ndjesinë e të hyrit në shtëpi pas një dite të gjatë, të lodhshme e plot angazhime.
Gjëja ideale që duhet të bësh është një dush këmbësh për t’u çlodhur e njëkohësisht për t’i trajtuar ato.
Një recetë si kjo më poshtë, do të shërbejë edhe si detoks.
Përbërësit:
▪ Një vazo e vogël
▪ Një filxhan me kripëra (Suflat Magnezi)
▪ 1 filxhan ujë deti
▪ 2 filxhanë sodë gatimi
▪ Disa pika vaji esencial livandë
Përgatitja:
Në një enë hidhni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë. Ruani masën e krijuar në një vazo.
Në vazhdim mbushni një legen me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të ¼ e përzierjes.
Zhytni këmbët dhe lërini ashtu për rreth 15-20 minuta.