Site icon Telegrafi

Rebelët sirianë amnistojnë rekrutët e ushtrisë nën sundimin e Assadit

Grupet rebele siriane që përmbysën qeverinë e Bashar al-Assad, sapo kanë njoftuar se do t’i japin amnisti të gjithë personelit ushtarak të rekrutuar në ushtri gjatë sundimit të tij.

“Jetët e tyre janë të sigurta dhe askush nuk mund t’i sulmojë”, tha një zëdhënës i Departamentit aktual të Operacioneve Ushtarake.

Ndryshe nga Kremlini është bërë e ditur se Bashar al-Assad, dhe familja e tij janë në Moskë dhe se kanë kërkuar azil, transmeton Telegrafi.

Madje u theksua se u është pranuar azili për arsye “humanitare”, e në Damask grupet rebele janë zotuar se nuk do të persekutojnë eprorët e lartë ushtarak që ishin në kohën e Assadit.

Rebelët u futën dje në pallatin e Assadit, kurse grupe të caktuara u panë duke marrë gjësende të ndryshme, përfshirë edhe vetura luksoze në garazhin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version