Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe aktualisht i Las Palmas në La Liga rrezikon dënimin nga 6 deri në 12 muaj burgim.
Sergio Araujo, i cili aktivizohet me Las Palmas, është futur në telashe pasi është ndaluar nga policia në gjendje të dehur.
Sipas “Canarias7” ai ka qenë duke i dhënë makinës, ndërsa në testin e parë ka rezultuar pozitiv me alkool në masën 0.76 miligram për litër gjak.
Araujo ka refuzuar testin e dytë të alkoolit, i cili do të dërgohej për testime. Në bazë të nenit 383 të Kodit Penal të Spanjës, Araujo rrezikon të dënohet nga 6 deri në 12 muaj burgim.
Kujtojmë se Araujo i realizoi golin Real Madridit në barazimin e fundjavës me rezultat 2:2.