Site icon Telegrafi

Realizohen urdhëresat e gjykatës në Ferizaj, arrestohen 39 persona

Foto: Ilustrim

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka qenë mjaftë e aktivizuar për arrestimin e personave të cilët nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për regjionin e Ferizajt, ka thënë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë me gjykatat me qëllim që kryerësit e veprave të ndryshme të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Policia ka arrestuar gjithsejtë 39 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Policia e Kosovës në Ferizaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për raste të veprave të ndryshme përmes platformës elektronike “Lajmëro Policinë”dhe në numrat kujdestar 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Ky institucion zotohet se të dhënat e qytetarëve për bashkëpunim do të vazhdojnë të mbeten në koefidencialitet të plotë”, ka thënë midis të trashash Veseli./Telegrafi/

Exit mobile version