Telegrafi

“Realit do t’ia imponojmë lojën tonë”

Anësori i Romës, Stephan El Shaarawy, ka folur për Sky pas fitores ndaj Empolit.

Italiani u shpreh i lumtur për dy golat e tij, por më shumë për ecurinë e mirë të skuadrës.

“Shkojmë në Madrid duke u përpjekur t’ia imponojmë lojën tonë. Kjo ishte fitorja jonë e gjashtë radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme nga pikëpamja morale”.

“Ndeshja e ardhshme në ligë është ndaj Fiorentinas dhe është një sfidë e madhe për ne. Jam i lumtur për dy golat dhe për ecurinë e ekipit”, ka thënë El Shaarawy.

Pas kësaj fitore Roma ka arritur të renditet në vendin e tretë, pozitë që dërgon në kualifikimet për Ligë të Kamionëve. /Telegrafi/