Real Madridi e ka mposhtur Osasunan në kuadër të javës së gjashtë në La Liga me rezultat 2-0.
Los Blancos e filluan ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke krijuar disa shanse të mira për gol, mirëpo ajo erdhi në minutën e 36-të.
Pas një asistimi nga Toni Kroos, Vinicius Junior realizoi një gol tejet të bukur jashtë zonës së 16 metërshit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale, derisa e dyta ishte edhe më spektakolare.
Madrilenët vazhduan me një intensitet të lartë edhe në 45 minutëshin e dytë, gjersa se lejuan Mallorcan ta rrezikonte rezultatin e tyre.
Rodrygo (71’) u inkuadrua në lojë në vend të Viniciusit, për të shënuar golin e dytë për Realin pas vetëm një minute.
Me këtë fitore, mbretërit e kanë rrëmbyer kreun e tabelës me 14 pikë, ndërsa në javën e shtatë do të takohen me Atletico Madridin në ‘Wanda Metropolitano’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=319GsOPpHL8
https://www.youtube.com/watch?v=AR7I_1wUX-g