Telegrafi

Real Sociedadi dhe Roma barazojnë në ndeshjen e dytë, italianët kalojnë tutje

Real Sociedadi dhe Roma kanë barazuar me rezultatin 0-0, duke bërë që italianët të kalojnë tutje.

Romakët e Jose Mourinhos kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë nuk solli diçka sa i përket rasteve, duke bërë që asnjëra skuadër të mos ketë raste të mira.

Roma shënoi një gol në kohën shtesë të kësaj pjesëloje, me Chris Smalling, por që u anulua nga VAR.

Real Sociedad në minutën e 69-të, kishte dy raste të mira me Mikel Oyarzabal, por që në të dyja rastet në vend ishte Rui Patricio.

Deri në fund nuk kishte më raste e as gola, duke bërë që Roma të kalojë tutje. /Telegrafi/