Real Sociedadi dhe Roma kanë barazuar me rezultatin 0-0, duke bërë që italianët të kalojnë tutje.
Romakët e Jose Mourinhos kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.
Pjesa e parë nuk solli diçka sa i përket rasteve, duke bërë që asnjëra skuadër të mos ketë raste të mira.
Roma shënoi një gol në kohën shtesë të kësaj pjesëloje, me Chris Smalling, por që u anulua nga VAR.
⚔️ #RealSociedadRoma 0-0 pic.twitter.com/VMtiZEDTn6
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 16, 2023
Real Sociedad në minutën e 69-të, kishte dy raste të mira me Mikel Oyarzabal, por që në të dyja rastet në vend ishte Rui Patricio.
Deri në fund nuk kishte më raste e as gola, duke bërë që Roma të kalojë tutje. /Telegrafi/