Site icon Telegrafi

Real Sociedadi bëhet klubi i parë spanjoll që konfirmon rikthimin në stërvitje

Real Sociedadi ka lëshuar një deklaratë zyrtare të klubit , duke konfirmuar që skuadra e tyre e parë do të kthehet në stërvitje më 14 prill.

La Liga aktualisht është pezulluar pafundësisht për shkak të gjendjes alarmuese të coronavirusit në Spanjë, pa datë të kthimit të konfirmuar.

Megjithatë, klubi bask, ku bënë pjesë edhe shqiptari, Adnan Januzaj, është skuadra e parë në kategorinë elitare spanjolle që do të fillojnë stërvitjen, pasi lojtarët kanë kaluar mbi një muaj në izolim.

Lexo po ashtu Villarreali konfirmon uljen e pagave prej 20 për qind nëse anulohet sezoni në La Liga

Seancat nuk do të përfshijnë grupin e plotë që punojnë së bashku, por individualisht, dhe lëvizjen në grupe të vogla në ditët në vijim.

Klubi gjithashtu do t’u ofrojë lojtarëve mundësinë që të mos pranojnë të kthehen në stërvitje, nëse preferojnë të zbatojnë masat e distancës sociale dhe të vazhdojnë të stërviten në shtëpi.

Fokusi do të jetë në kondicionin fizik të lojtarëve, me këshilla shëndetësore të respektuara, pasi gjendja e alarmit spanjoll evoluon.

Skuadra e Imanol Alguacil ka njoftuar gjithashtu një paketë financiare për muajt e ardhshëm.

Të gjithë lojtarët e ekipit të parë kanë rënë dakord të pranojnë ulje të pagës prej 20 për qind nëse sezoni anulohet, në mënyrë që të parandalojnë aplikimin në ERTE. /Telegrafi/

Exit mobile version