Telegrafi

Real Madridi skuadra më e pasur në botë

“Il Corriere Dello Sport” ka publikuar shifrat nga “Deloitte”, sipas të cilave Los Merengues janë më të pasurit, pasi që gjatë sezonit 2007/2008 kanë fituar 366 milionë euro.

Manchester Unitedi zë vendin e dytë me 325 milionë euro, ndërkohë në pozitën e tretë është Barcelona, e cila ka nxjerrë 309 milionë euro gjatë të njëjtës periudhë.

Sido qoftë, skuadrat nga Premier League dominojnë në top-njëzetëshin, ku përfshihen Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Newcastle United, Manchester City dhe Tottenham Hotspur.

Milani është skuadra më e pasur në Itali (me €210m të fituara gjatë sezonit të klauar), ndërsa zë pozitën e tetë në rangimet e përgjithshme.

Një fakt interesant është se Juventusi zë pozitën e njëmbëdhjetë (me €168m), dhe është e katërta nga skuadrat italiane pas Romës (€175m) dhe Interit (€173m).

Në top-njëzetëshin hyjnë edhe skuadrat nga Bundesliga, Bayern Munich, Schalke 04, Hamburg dhe Stuttgart. Ndërsa Liga e Parë e Francës prezantohet me Olympique Lyonnais dhe Olympique de Marseille. Në këtë listë është edhe skuadra turke, Fenerbahce.