Florentino Perezit i është shuar ëndrrat e tij për një afat kalimtar madhështore këtë verë pasi Kylian Mbappe do të qëndrojë te Paris Saint-Germain, ndërsa Erling Haaland ka rënë dakord të bashkohet me Manchester Cityn.
Real Madrid tani po përpiqet të nënshkruajë me objektiva alternative, ku disa emra janë në listë.
Një lojtar që është shfaqur si një opsion i mundshëm për Los Blancos është edhe Raheem Sterling, i cili ka qenë i lidhur me një huazim në janar te Barcelona, pasi Pep Guardiola nuk e pëlqente.
Los Merengues duan të nënshkruajnë me Sterling, por Man Cirt kërkon rreth 60 milionë euro, pasi prej kohësh kanë qenë adhurues të ish- sulmuesit të Liverpool.
Në moshën 27-vjeçare, Sterling po i afrohet kulmit të karrierës së tij dhe pasi ka arritur nivele fantastike me Blutë, tani mund të jetë në kërkim të një sfide të re. /Telegrafi/