Site icon Telegrafi

Real Madridi dështoi katër herë të transferojë Ferran Torresin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Ferran Torres, e ka parë Real Madridin të bëjë katër përpjekje për ta nënshkruar atë gjatë karrierës së tij.

Torres, i cili u bashkua me Cityn vitin e kaluar nga Valencia, është ylli i momentit tek kombëtarja e Spanjës, ku po shënon vazhdimisht.

Sipas gazetës spanjolle AS, Man City në fakt nënshkroi me Torresin në vitin 2020 vetëm pasi Real Madridi tentoi disa herë ta transferojë atë.

Lexo po ashtu Ferran Torres, yll i Spanjës që i shënoi Kosovës në dy ndeshjet dhe synon rekordet e Raul Gonzales

Para kësaj, hera e parë që Reali bëri një përpjekje ishte në moshën 10 vjeçare, por prindërit e tij besonin se ai ishte shumë i ri për të bërë një lëvizje të tillë.

Dy vjet më vonë, Reali u përpoq përsëri, megjithëse planet e tyre për të luajtur Torres si një sulmues i krah të djathtë e zmbrapsen atë dhe ai zgjodhi të qëndrojë me Valencia.

Pastaj, pas Kupës së Botës U17 në Indi, Reali provoi përsëri duke trokitur dyert e Valencias, por ata refuzuan të plotësojnë klauzolën e blerjes prej 8 milionë eurosh në marrëveshjen e tij me klubin nga Mestalla.

Disa muaj më vonë, Valencia shtoi Torresin në skuadrën e tyre të parë, e cila pa që kontrata e tij të përmirësohej dhe klauzola e tij të shkonte në 25 milionë euro.

Lexo po ashtu La Liga në alarm, klubet e Ligës Premier po marrin lojtarët e rinj duke paguar shuma të mëdha – por shumë prej tyre dështojnë

Përpjekja e fundit – tani për tani – erdhi në vitin 2020. Real ishte në kontakt me agjentët e Torres dhe ishin të përgatitur për të ofruar para të majme për lojtarin.

Por më pas shqetësimi financiar me mbylljet e stadiumeve në Spanjë e detyroi Realin të largohej dhe të lejonte Cityn të transferonte reprezentuesin spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version