Real Betis përfundoi këtë javë nënshkrimin e qendërmbrojtësit argjentinas, German Pezzella dhe e prezantoi atë në mënyrën më të pabesueshme.
Pezzella, i cili u ribashkua për 4 milionë euro me klubin ku ishte për dy vjet gjatë viteve 2015-2017.
Transferimi i tij nga Betisi u bë me plot stil dhe video e prezantimit tashmë është bërë virale në mediat sociale.
🛴🧉✍🆕
GTA IV: Real Betis Edition. pic.twitter.com/LEsgfvKG5Y
— Real Betis Balompié 🌴💚 (@RealBetis) August 19, 2021
Argjentinasi u prezantua në stilin e video-lojës së famshme GTA.
Gjatë klipit dy minutësh, shihet Aitor Ruibal të vozisë drejt Benito Villamarin për të takuar Guido Rodriguez, i cili i jep reprezentuesit argjentinas fanellën e tij të re të Betisit dhe në video thuhet se “misioni ka kaluar”.
Ndryshe, viteve të fundit, klubet e futbollit po bëhen gjithnjë e më aventurierë kur prezantojnë lojtarët e tyre të rinj.
Manchester Unitedi prezantoi famshëm Alexis Sanchezin duke luajtur piano në vitin 2018, ndërsa rasti i fundit është ai i Michy Batshuayit si një lojtar i Beskitas në një video epike në rolin e ‘Batman’. /Telegrafi/