Telegrafi

Reagon Vardy: Nuk e shkarkova unë Ranierin (Foto)

Jamie Vardy ka reaguar me një shkrim të gjatë rreth shkarkimit të Claudio Ranierit.

Është folur shumë se shkarkimi i Ranierit nga posti i trajnerit të Leicester Cityt ka ardhur si shkak i ankesave dhe komplotit të disa futbollistëve me emër në skuadër.

Lexo po ashtu Ranieri thyen heshtjen me një letër lamtumirëse për dashurinë ndaj Leicesterit - "Dje ëndrrat e mija vdiqën"

Aty përflitej edhe emri i sulmuesit anglez, Jamie Vardy, si njëri nga katër të apostrofuarit së bashku me Casper Schmeichel, Wes Morgan dhe Albrighton.

Por, Vardy ka reaguar ndaj këtyre fjalëve, duke thënë se e gjithë kjo është e pavërtetë dhe se i detyrohet shumë trajnerit italian për të arriturat e tij, teksa në shkrimin e gjatë të tij i ka uruar gjitha të mirat në jetë ish-trajnerit të tij.

Lexo po ashtu Schmeichel tregon se çfarë i tha Ranieri lojtarëve në takimin lamtumirës dhe zbulon se a kishin lojtarët gisht në shkarkimin e italianit

“Kam shkruar dhe fshirë disa herë fjalët për të shkruar këtë status. I kam borxh Claudios të gjejë të vërtetën dhe fjalët e duhura. Claudio ka dhe gjithmonë do ta ketë respektin tim maksimal”, kanë qenë fjalët e para të Vardyt në postimin e tij në ‘Instagram’.

“Ajo që kemi arritur së bashku si ekip, është diçka e pamundur. Ai besonte tek unë kur shumë të tjerë nuk e bën atë, dhe unë i detyrohem me mirënjohje të përhershme atij”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Mahrez emocional: Faleminderit për gjithçka njeri i madh, Zoti të bekoftë (Foto)

“Ka shumë spekulime që unë kam qenë i përfshirë në shkarkimin e tij, dhe kjo është krejtësisht e pavërtetë, e pabazuar dhe e dëmshme”, vazhdon shkrimin sulmuesi anglez.

“E vetmja gjë për të cilën ne jemi fajtor si ekip, është situata e klubit të cilën ne e pranojmë, dhe do të bëjmë çmos për ta rregulluar”.

Më nuk do të jenë bashkëpunëtorë!!

“I uroj Claudios më të mirat në çdo gjë që e ardhmja do t’i sjellë. Faleminderit Claudio për gjithçka”, përfundoi shkrimi i anglezit. /Telegrafi.